Deputetja shqiptare e lidhur me futbollistin afrikan 19 vjet më të ri: Mos na paragjykoni, ne…

Deputetja aktore Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan, Keith Groeneveld festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre.

As diferenca në moshë, as ngjyra dhe as paragjykimet nuk arritën të ndikojnë në marrëdhënien e tyre.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, aktorja që u zgjodh deputete e Vetëvendosjes pak muaj më parë, ka falenderuar partnerin 19 vite më të ri që është pjesë e jetës së saj.

“Keith kurrë nuk më ka thënë mos qesh shumë, mos e hapën gojën e madhe, po dukesh keq, mos e vesh këtë se dukesh e dobët, pse të ka dalë kjo puçërr në ballë, po të vjen era djersë, çfarë është kjo fytyrë e ënjtur, pse i foli atij, pse e përqafon atë, kush është ky djalë që ke bërë like, pse e bërë follow.

Kurrë për asnjë moment nuk ka tentuar të ndryshojë diçka tek unë, më ka pranuar me të mirët dhe të këqijat e mia.

Për 1 vit më ka bërë të kuptoj se unë vlej dhe e falënderoj për të gjithë dashurinë dhe respektin që më ka dhënë deri tani,”- shkroi Adriana Matoshi krahas një foto ku pozon me futbollistin.

Ndërsa në një tjetër postim shtoi: “Duar unë, duar Keithi; Sy unë, sy Keithi; Hundë unë; hundë Keithi; Këmbë unë, këmbë Keithi; Zemër unë, zemër Keithi; Të dyve na ka krijuar i njëjti Zot! Nuk po shpërndajmë urrejtje dhe nuk jemi shembull i keq për të tjerët: jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë. Dëgjoje zemrën për të qenë i lumtur.”