Deputetja e BDI-së nuk i di arsyet e Izet Mexhitit për mosvotimin e Qeverisë

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli në ClickPlus në TV21 shprehu keqardhje që deputeti Izet Mexhiti nuk ishte prezent për të votuar Qeverinë e re. Bilalli-Zendeli tha se nuk është interesuar dhe se nuk i di arsyet e mungesës së Mexhitit në Kuvend.

“Fatkeqësisht mungonte edhe z.Izet Mexhiti. Por, megjithatë përplasje argumentesh dhe kundër argumentesh, nuk e di a nuk është prezent në Maqedoni, apo nuk ka ardhur për ndonjë arsye tjetër. Nuk ishte prezent, nuk kam pyetur pse nuk ka ardhur, dhe nuk e kam thirrur në telefon për ta pyetur, mos është edhe ai pozitiv apo mos i ka ndodhur diçka, nuk e di”, tha mes tjerash Bilalli-Zendeli./TV21