Deputeti i PDK-së, i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka njoftuar se sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka bërë të ditur se do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, përcjell Bota sot.

Shala është shprehur krenar që kishte nderin të luftonte për Kosovën dhe UÇK-në.

Reagimi i tij në Facebook:

Të dashur miq,

Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specialiuzara në Hagë.

Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!

Image