Deputeti i BDI-së: Spekulime janë pohimet se Mexhiti do të ngrit mocion kundër Grubit e Osmanit

Deputeti i BDI-sw nga Vrapçishti, Bajram Kadria në një prononcim ekskluziv për News33 ka thënë se spekulime janë pohimet kinse Mexhiti do të dorzojë mocion kundër Artan Grubit e Bujar Osmanit.

Kadria ka thënë se nuk e beson këtë gjë përderisa nuk e dëgjon propozimin konkret nga kordinatori i grupit parlamentarë, Izet Mexhiti.

Kadria refuzoi megjithatë të tregojë nëse do e votoj mocionin.