Depay: Mund të jetë edicioni më i vështirë në karrierën time

Memphis Depay u largua mbrëmë nga fusha në minutën e 63’, pasi pësoi një lëndim në ballafaqimin ndërmjet Holandës dhe Gjibraltarit në kuadër të EURO2024.

E sulmuesi i Atletico Madridit, në një intervistë pas ndeshjes foli për lëndimin e tij.

“Nuk di çfarë të them tani. Shpresoj se nuk është shumë serioze, por padyshim se është i bezdisshëm”, tha Depay për NOS.nl, transmeton Klankosova.tv.

“Ky është një edicion i vështirë për mua, realisht. Mund të jetë sezoni më i vështirë në karrierën time deri më tani. Por fatkeqësisht momente si ky janë pjesë e futbollit”.

Në këtë edicion, Memphis Depay ka zhvilluar 12 ndeshje në total në të gjitha garat me Atletico Madridin, ndërsa ka shënuar vetëm 4 gola.