Dëmtuan Kombinatin e duhanit për 3.3 milionë denarë, padi ndaj 3 personave

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Manastir ngriti kallëzim penal kundër L.B. (59) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “shpërdorimi i detyrës”, “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar”, K.S. (60) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “punë e pakujdesshme në detyrë”; kundër Ј.D. (41) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “fshehje” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar”; si dhe kundër një personi juridik nga fsh. Konjarë e Vogël, rrethina e Prilepit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “fshehje”.