Ahmeti: Demonstratat e vitit 1981, si katalizator i ndryshimeve në ish Jugosllavi

Në 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, kryetari i BDI-së ka kujtuar si arriti t’i shmanget shërbimeve sekrete në Prishtinë dhe si u arratis në Zvicër. Në një shkrim në Facebook’, Ahmeti nënvizon se demonstratat e 1981, para saktë 40 vjetëve, shërbyen si katalizator i ndryshimeve në ish Jugosllavi.

Shkrimi i plotë i Ali Ahmetit

Si sot, 37 vjet më parë, pas dy arrestimeve, u detyrova të shmang rrethimin e shërbimeve sekrete në Prishtinë dhe për herë të parë u arratisa në Zvicër.

Ishte ditë Bajrami. U nisa nga baza ku ishte strehuar Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Zonja e shtëpisë, një trime dhe atdhetare, na solli ëmbëlsirë për ta shënuar festën. Në orët e hershme të mëngjesit u largova për t’iu shmang arrestimit të tretë.

Demonstratat e 1981, para saktë 40 vjetëve, shërbyen si katalizator i ndryshimeve në ish Jugosllavi për të rezultuar me tre luftëra çlirimtare, marrëveshje paqësore, pavarësi të Kosovës dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe anëtarësim në NATO.