Blaugranasit në javën e ardhshme do provojnë që të vazhdojnë bisedimet me francezin për ta bindur të rinovojnë kontratën, transmeton lajmi.net.
Si qëndrojnë gjërat, Dembele është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër larg La Liga-s, e pastaj t’iu bashkohet në verë si agjent i lirë.
Negociatat mes Barcelonës dhe Dembeles nuk janë mirë, ngase ky i fundit kërkoi pagë të lartë, të cilën klubi nuk mund ta paguajë.
Kësisoj, Barcelona do provojë ta shesë dhe duke marrë parasysh interesimin e Manchester Unitedit, kanë nisur negociatat.
Sipas “ARA”, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin me Anthony Martial, andaj kanë propozuar ta shkëmbejnë dyshen.
Ndërkohë, Man United raportohet të jetë duke e konsideruar këtë ofertë, ngase paga e lartë e Dembeles mund të ndikojë që të mos arrihet ndonjë marrëveshje.