2021-ta ishte viti ku ndryshimet klimatike ndikuan në jetën e shumë njerëzve

Rreth brigjeve të detit po vendosin blloqe betoni.

Me këto barriera autoritetet egjiptiane po tentojnë të mbrojnë nga uji qytetin e Aleksandrisë dhe kështjellën e tij të famshme të Kaitbay, e ndërtuar në shekullin e 15-të.

Niveli i detit po rritet nga viti në vit teksa akullnajat po shkrihen me shkallë alarmante.

2021-ta ishte viti ku ndryshimet klimatike ndikuan në jetën e shumë njerëzve të cilët pos me vërshime të mëdha u përballen edhe me zjarre si pasojë e rritjes së temperatuave ekstreme gjatë stinës së verës.

Banorët në ishullin grek të Evias po përpiqen t’i kthehen jetës normale, disa muaj pasi zjarret shkatërruese dëmtuan masivisht shtëpitë e pyjet nga të cilat siguronin mbijetesën.

Edhe Turqia, Italia e Kalifornia amerikane dhe vende te tjera patën një verë përvëluese me zjarre.

Verat janë ngohur për rreth 1 gradë më shumë derisa tempraturat e dimrave janë ngritur nga 2 deri në 4 gradë Celsius.

Udhëheqësit botërorë, grupet indigjene dhe shkencëtarët u mblodhën në Skoci muajin e kaluar për të parandaluar ndotësit kryesor të ambientit që besohet të jenë shkaktaret të kësaj gjendje.

200 vende ranë dakord për atë që tani quhet Pakti i Klimës së Glasgout, një marrëveshje që u pa si përparim, por jo edhe sukses pa u jetësuar në praktikë.