Dembele nuk ka marrëveshje me Chelsea – Xavi i kërkon klubit t’i bëjë një ofertë të fundit francezit

Xavi Hernandez e dëshiron Ousmane Dembele në klub.

Anësori francez, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i pavendosur në raport me të ardhmen e tij.

Lojtari nuk është pajtuar akoma që t’i bashkohet Chelsea, bën të ditur ‘Sport’, përcjell lajmi.net.

Në këtë situatë, Xavi Hernandez ka kërkuar nga bordi i skuadrës që të bëjnë një tjetër ofertë për francezin.

Ousmane Dembele nuk ka marrë asnjë vendim dhe është në pritje për të parë ofertën e radhës.

Dembele nuk ka asnjë ofertë as nga klubet tjera që janë interesuar për të.