Delegacioni i Forcave të armatosura të Italisë për vizitë në vend

Delegacioni i Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Italisë, kryesuar nga shefi i SHM të FA, gjenerali Enco Viçiareli, po qëndron për vizitë dyditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjenerali Viçiareli sot në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhori do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e SHM-së, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinoski, dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Tema kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak bilateral, transformimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare.

Pas aktiviteteve në Shtatmadhori, gjenerali Viçiareli do të realizojë takim me presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski.