A i mungon Talat Xhaferit ish kryeministri Nikolla Gruevski, flet Xhaferi

Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin Click Plus duke folur për kohën e kaluar si kryeparlamentarë u pyet nëse i mungon Nikolla Gruevski në Kuvend.

Duke u përgjigjur, Xhaferi fillimisht tha se Gruevskin nuk e ka jaran e më pastaj tha se askush nuk i mungon.

“Mua absolut nuk më mungon asnjëri prej deputetëve për faktin që çdo njëri prej tyre e ka obligim të jetë në vendin e punës dhe nuk ka të bëj me atë nëse më mungon ose jo dikush, mua personalisht nuk ka pse të më mungoj dikush”, u përgjigj Xhaferi.