Del video e portugezit që dyshohet se ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin

Vrasja e biznesmenit të njohur Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin është zbardhur. Për këtë çështje janë lëshuar gjashtë urdhër arreste. Ai që akuzohet për ekzekutimin e planit është portugezi Ruben Saraiva.

Mes informacioneve, fotove dhe videove që qarkulluan për Edmond Haxhian, shtetas shqiptar dhe britanik, kushëri i familjes Lekstakaj me të cilin Nikulaj ishte prej 26 vitesh në hasmëri, apo për 4 shtetasit e tjerë britanik, mes tyre dhe një vajzë, video dhe foto kanë dalë edhe për ekzekutorin.

Ai shihet i shoqëruar nga një shqiptar, fytyra e të cilit nuk duket, teksa shan kryeministrin Edi Rama, raporton Euronews.

Pas arrestimit të katër personave në Londër, ata u njohën me vendimin e gjykatës e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa vajza e cila u arrestua pak momente më vonë këtë të hënë do të njihet me vendimin e gjykatës.