Del në ballkon, gjuan me armë veturat

SPB e Ohrit ka ngritur padi penale kundër një 32 vjeçari nga ky qytet, për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut t përgjithshëm” dhe “kërcënim të sigurisë”.
Në periudhën nga data 01.03.2020 nga ora 20.30 deri më datë 02.03.2020 në ora 07.30 në rrugën “Goce Dellçev”, i pandehuri nga terasa e banesës ka shkrepur disa plumba nga armë zjarri, pronë e tij. Katër plumba kanë përfunduar në vetura të parkuara, pronë të një furre, transmeton Gazeta Lajm. Pas kësaj ngjarje, ai më datë 03.03.2020 ka bë kërcënime serioze ndaj disa personave në furrë, duke shkaktuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikë tek ata.