Deklarohet prokuroria për rastin në Junik: Janë disa pista hetimore

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Bjeshkët e Junikut. Dy persona janë gjetur të vdekur në një stan (Shtëpizë banimi) atje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke thënë se se janë disa pista hetimore.

“Në mesditë jemi njoftuar nga Policia e Kosovës se në Bjeshkët e Junikut, janë dy trupa të pajetë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës dhe prokuror kujdestar i departamentit të krimeve rënda. Njëkohësisht janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Janë disa pista hetimore”, ka thënë Nikqi në emisionin InfoMagazine në Klan Kosova.