Deklarohet Mihrije Braha: Unë nuk i kam vjedh këngë askujt

Në një lidhje direkte për T7, Mihrije Braha tha se e ka blerë projektin muzikor në atë kohë, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, këngëtarja shtoi se është në gjendje të përballet me autorin e këngës dhe të diskutojnë lidhur me këtë sepse ajo nuk i ka marrë këngë askujt por e ka blerë.

Po ashtu, Mihrije Braha shtoi se gjatë interpretimit të këngës shkruan se teksti dhe muzika janë nga Mentor Gjurgjiali.

Ndryshe, një takim live për diskutim u vendos për ditën e premte në mënyre të sqarimit ta quajmë këtë një keqkuptim.