Deklarimi tronditës i Donald Trump: Vramë qindra mijëra njerëz në Lindjen e Mesme (video)

Presidenti i SHBA Donald Trump ka pranuar se vendi i tij ka vrarë qindra mijëra njerëz në Lindjen e Mesme. Ky rrëfim tronditës u bë nga Presidenti Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi vrarë qindra mijëra njerëz në Lindjen e Mesme. Unë gjithmonë them se është toka më e përgjakshme kudo në botë, dhe nuk duhej të ishte kështu.

Vendimi më i keq që vendi ynë ka marrë ndonjëherë ishte të shkonte në Lindjen e Mesme ku miliona njerëz u vranë nga të dy palët, po, do ta them kështu.

Diçka e tmerrshme është bërë, një gabim i tmerrshëm është bërë”, tha Trump. /tesheshi.com/