Deklaratë emocionale e piktorit kumanovar: Ekspozitën ia kushtoj mbesës sime të ndjerë, Erzës (VIDEO)

Ekspozita e titulluar “Në Kërkim të Dritës” e piktorit të njohur kumanovar, Muhamedali Alili-Dali, është ndër ngjarjet kryesore kulturore shqiptare në këtë fundvit. Ekspozita e realizuar në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar, ishte ekspozita e tetë personal e piktorit Halili dhe ngjalli vëmendje të veçantë te artdashësit në Gostivar dhe me gjerë. Ky event artistik pati edhe momentin emocional, sepse piktori ekspozitën ia kushtoi mbesës së tij Erzës, e cila humbi jetën tragjikisht para katër muajve, në moshë vetëm 18 vjeçare shkruan Gazeta Lajm.

Deklaratë emocionale e piktorit kumanovar: Ekspozitën ia kushtoj mbesës sime të ndjerë, Erzës (VIDEO)

Deklaratë emocionale e piktorit kumanovar: Ekspozitën ia kushtoj mbesës sime të ndjerë, Erzës (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, December 24, 2019

Filozofia e punës së piktorit Dali Alili është një klithje artistike, për t’na treguar se motoja e jetës së gjithkujt duhet të jetë kërkimi i diturisë (dritës), dhe se ajo asnjëherë nuk harxhohet dhe se ka mjaft për të gjithë, mund ta gjejmë gjithkund, mjafton që angazhohemi dhe të punojmë si duhet.

Motivet në fotografitë e Dalit, janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga detaje të vogla e deri në objekte të mëdha. Nivelizimi dhe kontrollimi i dritës në fotografitë e tij është shumë mjeshtëror, i harmonizuar me qasjen e tij estetike, pa e tepruar askund, aq më tepër pa e lënë mangut atë. Qasja e tij artistike na bën që para një gjembi të thjeshtë të ndalemi dhe të shikojmë, duke na e ngritur kureshtjen deri në momentin që na bënë të mendojmë se, absolutisht nuk është me rëndësi se çka “veshim” më dritë, gjegjësisht çka fotografojmë, por si e bëjmë atë, sa dritë na duhet për ta arritur pikën kulminante, apo pikën e duhur të kësaj drite, që ky objekt apo motiv të shkëlqejë.

Kritika e artit vlerëson se fotografitë e Dalit të prezantuara si diptik apo triptik, nuk kanë qëllimin e ndarjes së tyre, por ato përmbushin njëra tjetrën, të fotografuara në momente të ndryshme, me qëllim që çdo momenti të jetës t’i jepet rëndësia e merituar./Gazeta Lajm