“Deja Vu” elektorale në Maqedoni, Kërçova si delja e zezë!

Nga Fatos RUSHITI/INA

Maqedonia ashtu si vendet fqinje Shqipëria dhe Kosova vazhdon me të njëjtat probleme në procesin e votimit kur rezultati pothuajse në çdo cikël zgjedhor kontestohet nga partitë opozitare.

Ndër vite ashtu siç e kishte ngritur zërin PDSH, tani ASH dhe Altternativa, Kërçova një bastion i BDI-së kontestohet nga këto parti rezultati i votimit me arsyetimin se nuk ka banorë rezident në shumë vendbanime kurse votat e vlefshme janë aq shumë sikur këta banorë të kishin votuar vetë.

Partitë e opozitëd a kanë nxjerr mësime nga gabimet e zgjedhjeve të kaluara, kur Kërçova dhe disa vendbanime janë shndërruar si delja e zezë, duke i dalur zëri si bastione të mbushjes së kutive.

Aktivistët dhe vëzhguesit e BESA, ASH-AAA a ishin në detyrë të mbrojtjes së votës?!

Sipas prononcimeve nga KSHZ për Agjencinë e lajmeve INA, vëzhguesit e këtyre partive nuk kanë paraqitur vërejtjet me shkrim në procesverbale, nuk kanë bërë asnjë kundërshtim për procesin e votimit dhe as të numërimit direkt.

“Jo nuk kanë dhënë. As aty ku kanë pasur përfaqëses nuk kanë dhënë. Perndryshe KSHZ do të hapte matrialin zgjedhor në bazë të rregullave ligjore në fuqi për shqyrtim të kundërshtimeve. Vërejtje nuk ka pasur as për procesin e votimit. Kur partia bën kundershtime në baze te verejtjeve në procesverbalin kaq, KHZ hyn më thellë në shqyrtimin e kundërshtimeve dhe i verifikon të dhënat e materialit zgjedhor me pretendimet e kundërshtimeve”, thotë për INA Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Ai shton se Kodi Zgjedhor u mundëson subjekteve zgjedhore të bëjnë kundërshtime direkt në KSHZ në rast se përfaqësuesit e tyre në Komisionin zgjedhor në vendvotimin përkatës dhe vëzhguesit mund të pengohen t’a bëjnë një gjë të tillë.

Por KSHZ ndryshe veproi në zgjedhjet e vitit 2008 -të kur PDSH ishte në pushtet, me çka mundësoi përsëritjen e votimeve në dhjetëra vendvotime në Tetovë dhe lokacione tjera dhe rezultati ndryshoi më pas në favor të BDI-së. Shumica në KSHZ ishte nga VMRO, LSDM, BDI dhe PDSH.

E çutishme poashtu është dhe mos ngritja e zërit mjaftueshëm nga ana e organizatave joqeveritare ndaj KSHZ -së dhe Gjykatës administrative ku shumica e ankesave dhe padive po hidhen poshtë si letra pa vlera. Ditëve të fundit shumë gazetarë me të drejtë kane vë në dyshim qasjen e organizatave joqeveritar si CIVIL MOST

“Çka është puna e këtyre vëzhguesve të zgjedhjeve?. 2.551 vëzhgues vendorë dhe 158 të huaj ditën e 15 korrikut. A ka rëndësi prania e tyre në ditën e votimit? . A po e bëjnë punën si duhet? A po i përfill dikush?; MOST – 1.254 vëzhgues ; AKSIOS 2017 – 830 vëzhgues; Civil – Qendra për liri – 315 vëzhgues, kështu shkruan Naser Pajaziti, editori i Agjencisë së lajmeve INA në profilin e tij në Facebook.

Analisti politik Visar Ademi shprehet se BDI me kandidatin për kryeministër arriti të defokusojë opinionin nga temat për krim dhe korrupsion kur siç shton Ademi njerëz nga kjo parti riciklohen për 15 vite nëpër pozita të larta shtetërore dhe nuk bëjnë asgjë si dhe nuk japin përgjegjësi.

“BDI luajti me shumë shkathtësi dhe mençuri, për mendimin tim, pavarësisht nëse është një mashtrim apo ndonjë bisedim i mëtutjeshëm me partnerin maqedonas, nuk e di, por mendoj se i ndihmoi ata shumë mirë të mos flasin për krimin, korrupsionin, njerëzit që ka 15 vjet që riciklohen , dhe që nuk bëjnë asgjë, për njerëzit që nuk dinë as shqip as maqedonisht, njerëz që nuk më përfaqësojnë mua si shqiptar, njerëz që nuk kanë bërë asgjë për Maqedoninë dhe për shkak të tyre 500,000 njerëz kanë ikur … Ata me shumë mjeshtëri nuk e diskutuan atë këto tema. Të gjithë rrëmbyen një kryeministër shqiptar dhe e humbën atë thelb, dhe ky ishte qëllimi i BDI – të mos kërkohet përgjegjshmëri prej tyre për atë që është bërë dhe çfarë është bërë”, tha Visar Ademi gjatë një tryeze të organizuar nga rrjeti i OJQ-ve CIVIL.
Ndryshe, BDI në pushtet, duke qenë se ka përfaqësues të vetin në KSHZ dhe ku eksponentë të saj flasin për proces euro atlantike, asnjëherë nuk u bënë vetë kritik, të paktën të pranojnë se vërtetë diku mund të ketë pasur parregulllsi.

Opozita, si duket edhe nën presionin e shumë mediave, opinionistëve dhe njerëzve me ndikim në sferën publike, ka paralajmërua protesta për ditën e hënë para zyrës së BE-se në Shkup dhe para KSHZ-së.

Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO, nuk pati ankesa dhe nuk thotë asnjë fjalë për parregullistë mundshme në Kërçovë, Pllasnicë, Dollnen duke i dalë në mbrojtje heshtazi BDI-së.
Nga ana tjetër BDI konkretisht për mundësinë që kandidati i saj të bëhet kryminisitër flasin shumë anlistë dhe media nga Tirana dhe Prishtina, ndërkaq nuk vërehet njëherë për njëherë ndonjë përkrahje për opozitën shqiptare lidhur me kundështimet e saj ndaj rezultateve zgjedhore dhe protestat e paralajmëruara. (INA)