Debutoi me gol te Italia, Interi eksploron nënshkrimin e Reteguit nga Boca Juniors

Klubi i madh italian, Interi thuhet se po eksploron perspektivën e nënshkrimit të sulmuesit të Boca Juniors, Mateo Retegui.

Aktualisht i huazuar te Tigre, Retegui shënoi në debutimin e tij te Italia në humbjen 2-1 ndaj Anglisë mbrëmë.

Paraqitja e tij e mirë mbrëmjen e së enjtes, por edhe paraqitjet me klubi kanë bërë që Retegui të përfundoj në radarin e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas mediumit Sportmediaset, Interi po e shikon të riun si një zëvendësues të mundshëm për Romelu Lukaku , aktualisht i huazuar nga Chelsea .

Retegui vlerësohet me 20-25 milionë euro nga Boca Juniors dhe kjo nuk është një shifër e papërballueshme nga Nerazzurrët.

Pas debutimit të mbrëmshëm, sulmuesi 23-vjeçar la të hapur derën për një transferim veror në Itali.