“Debutimi im i parë”, Vesa bëhet nostalgjike për këtë kujtim të fëmijërisë

Vesa Luma është kthyer prapa në kohë.

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, së fundi ka hapur arkivat e fëmijërisë, duke publikuar disa imazhe të ëmbla, shkruan lajmi.net.

Lidhur me fotografinë që e ndau me ndjekësit, Vesa tha se ishte sesioni i parë që e bëri para aparatit fotografik.

Debutimi im i pare 🙈
Nuk e di sa vjeqe mund te kem qene,ndoshta sa Liani tash,kur babi me mori te bej sesionin e pare Ever para aparatit profesional- nuk ia kisha idene pse po fotografohesha 🙈aq ma pak per nje vellim librash shkollor, por e deshta kameran dhe si duket me deshti edhe ajo mua 🙈
“, shkruan ajo.

Ndryshe, Vesa Luma prej kohësh nuk është shumë aktive në muzikë, ajo po jeton dhe vepron në Zelandë të Re bashkë me burrin dhe djalin.