Debati presidencial: Formë, por pa përmbajtje

Shkruan: Dr.Rexhail Ramadani

Ky popull eshte i lodhur, i paperfaqesuar, i dekomompozuar sepse pothuajse cdo familje eshte e prekur nga migrimi i njerezve te tyre te dashur dhe eshte i revoltuar.

Kandidati i BDI se pre President qe flet per vlera Evropiane vjen nga nje parti qe kercenon , qe lincon , qe kerkon ryshfete per punesime te rinjeve por kandidati i VLEN“it nuk e pa te arsyeshme qe si perfaqesues i Opozites te ja ceke keto fenomene te diskriminimit qe ka bere partia e tij kunder shume te rinjeve shqiptar qe mendojne ndryshe.

Gjithe debati i kandidateve shqiptar u fokusua ne hyrjen ne NATO e cila u arrit vetem fale konsensusit te pales maqedonase qe u pajtuan per te ja ndrruar emrin shtetit ne Maqedoni Veriore dhe LSDM ja e morri kete hap dhe arrit kete marreveshje ku Maqedonia u pranua ne NATO.

Ndryshimi i kushtetutes prape eshte nje problem qe ka te beje me identitetin dhe historine e popullit maqedonas ku partite e medha maqedonase kane gjetur konsensus eshte proble i pales maqedonase ku ne kete proces kandidati i BDI se per President eshte vetem nje kukull e pushtetit. Madje kandidati i BDI se qe eshte kukull ne pushtet ka pasur nje afere korruptive boterisht te njohur , por qe kryeministri Zaev te cilin shqiptaret e votuan sepse u premtoi se do te sjelle nje sistem te drejtesise ku do te jene te gjithe te barabarte para ligjit dhe i mashtroi, sepse ai vetem i amnistoi kreret e BDI se nga dosjet kriminale dhe korruptive.

Kandidati i BDI se per President e morri rastin e Portugalise, Spanjes dhe Polonise ku u tha se pasi hyne ne BE ndryshoi jeta e qytetareve te tyre. Por kandidatii VLENI`it shkarazi i tha qe ju keni qene 23 vite ne pushtet por nuk i tha qe : nga Saraji, Cairi, Likova, Kumanova asnje investim i huaj nuk eshte bere, asnje fabrike nuk eshte hapur, pervec qe jane harrnuar disa rruge ku eshte vjedhur edhe per ato arnime, asnje investim kapital nuk eshte bere.

Madje ne keto zona para disa viteve kane kanalizim dhe uje te pijshem gje qe ne Evrope ky problem eshte zgjidhur para 100 viteve. Por prej vitit 2001 te pakten nuk i la kandidati i BDI se pa shprese , ai u tha se ne vitin 2030 do te vije ndryshimi i madh , ku rroga e tyre do te jete sa ne Spanje, Portugali dhe Poloni ku citoi fjalet e medha te liderit te tij se “Me ne Zvicerr nuk ka punetore spanjoll as nga portugalia“ . Ketu prape caloi kandidati i Opozites qe ti thote kandidatit te BDI se i thuaj liderit te madh misionarit se edhe ne Maqedoni me nuk ka me te rinj shqiptare.

Keto politikanet shqiptare as ne muajin e meshires nuk tregojne meshire per popullin e tyre.