Debati për ribalancin vazhdon pas pauzës së rregullt njëorëshe

Pas pauzës së rregullt njëorëshe në Kuvend do të vazhdojë debati rreth ribalancit të Buxhetit.

Deputetët dita e katërt debatojnë për ribalancin e Buxhetit ku janë planifikuar mjete për realizimin e pakos së katërt të masave aktikrizë për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë për dalje nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19.

Edhe sot vazhduan akuzat e ndërsjella midis pushtetit dhe opozitës për domosdoshmërinë e ribalancit, i cili i dyti për sivjet, dhe për atë sa pakoja e re e masave do t’i japë rezultatet e pritura.Opozita akuzoi se pushteti menaxhon mirë me krizën shëndetësore dhe se pakoja e masave nuk do t’i japë rezultatet e pritura, derisa deputetët e shumicës parlamentare konsiderojnë se miratimi i ribalancit është i nevojshëm që të mundet sa më shpejt t’u ndihmohet qytetarëve dhe ekonomisë.

Para se të vihet në rend dite në seancë plenare, ribalanci e kaloi debatin në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

Me ribalancin sigurohen mjete për realizimin e pakos së katërt të masave antikrizë e cila përmban masa gjithëpërfshirëse për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. Me të, sipas parashikimeve, duhet të shpëtohen 83.000 vende të punës përmes pagesës së pagave për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin në vlerë prej 14.500 deri në 21.776 denarëve në muaj. Përveç kësaj, rreth 283.000 qytetarë duhet të marrin kartela pagesore nga 6.000 denarë për përforcimin e fuqisë blerëse dhe konsumit privat. Për kompanitë, megjithatë, të prekura nga kriza, janë dedikuar dhjetëra masa si grante, kredi pa interes, garanci shtetërore dhe doganore dhe lehtësime tatimore.

Me ribalancin të ardhurat e përgjithshme në Buxhet janë planifikuar në nivel prej 196,3 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme në 252,8 miliardë denarë ose për 5,5 për qind më shumë në krahasim me Buxhetin inicues për vitin 2020, ndërsa deficiti është pozicionuar në 56,5 miliardë denarë, gjegjësisht 8,5 për qind nga BPV-ja. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 19,1 miliardë dinarë ose për 0,5 miliardë denarë më të ulëta lidhur me planin për vitin 2020.