Në Idlib brenda dy muajve janë zhvendosur të paktën 215 mijë civilë

Në dy ditët e fundit 10 mijë civilë janë detyruar të migrojnë në rajonet pranë kufirit të Turqisë për shkak të sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, Rusisë dhe Iranit ndaj zonës së de-eskalimit të Idlibit. Që nga fillimi i muajit nëntor të paktën 215 mijë civilë kanë migruar në afërsi të zonës kufitare Siri-Turqi, raporton AA.

Sipas informacionit të marrë nga Drejtori i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, Muhammed Hallaj, për shkak të sulmeve të forcave të regjimit të përbërë nga ushtria e Asadit dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani, dhe Rusisë në dy ditët e fundit 10 mijë civilë janë detyruar të migrojnë në rajonet pranë kufirit të Turqisë.

Kështu që, nga fillimi i muajit nëntor të paktën 215 mijë civilë janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Regjimi dhe Rusia duke sulmuar spitalet, shkollat, xhamitë, qendrat e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) dhe shtëpi, mundohet të parandalojë kthimin e civilëve.

Vendbanimet në jug të Idlibit si dhe veçanërisht pjesa rurale e qarkut Marratinnuman, janë ndër vendet kryesore prej ku migrojnë.

Familjet që zhvendosen nga vendet e tyre kanë nevoja urgjente për gjëra themelore si strehim, çadra, batanije dhe shtretër.

Ndërkohë që ka kaluar mbi 1 milionë numri i personave që kanë migruar kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë dhe vendeve të tjera që janë më të qeta në krahasim me rajonet ku sulmet janë intensive. Që nga fillimi i muajit të kaluar e deri më tani kanë migruar më shumë se 215 mijë civilë sërish në zonat pranë kufirit të Turqisë dhe në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, zona këto të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët.

Forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve të tij vazhdojnë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes e cila u nënshkrua mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 në qytetin Soçi të Rusisë. Që nga ajo datë e deri më sot në sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë.