Debat për ndotjen e ajrit në komisionin kuvendor amë

Në Komisionin kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji për sot është caktuar debat pas Informacionit për ndotjen enorme të ajrit të ambientit në shtet, të dorëzuar nga 16 deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

“Mbi 3.500 persona në shtet çdo vit vdesin si rezultat i ajrit të ndotur dhe jemi midis të parëve në listën ku shkurtohet shekulli jetësor i qytetarëve për shkak të ndotjes së madhe. Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, nivel më të lartë të ndotjes me grimcat PM 10 dhe PM 2.5 ku ka stacione matëse janë Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Manastiri, Kavadari, Strumica dhe Kumanova”, qëndron në informacionin e deputetëve.