Kuvendi do ta mbajë seancën e 130-të

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 130-të në rend dite të së cilës janë Propozim-ligji për investime strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për evidenca nga sfera e punës, për siguri dhe shëndet gjatë punës, për ndalesë dhe parandalim për kryerje të veprimit të paregjistruar, për agjencitë private për punësim. të gjitha me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-ligji shtesë për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit në lexim të tretë.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për administrimit të sigurimit social, Propozim-ligji për huamarrja me hua tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për modernizimin e bujqësisë, si dhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për evidencë amë, për shlyerjen e interesave dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, për kryerje, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligjet për vaktin e subvencionuar të studentëve, për ndryshim të ligjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për mbroktje, për menaxhim me mbeturinat, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për ndërveprim në sistemin hekurudhor, për sistemin hekurudhor, për teleferikët dhe ashensorët për ski, për rezerva të detyrueshme të naftës dhe të derivateve të naftës, për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, për financim të njësiteve të vetëqeverisjes lokale, për buxhetet, për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, për rezerva të mallrave, për statistikë shtetërore, për borxhin publik, për regjistrimin e pagesave në të gatshme, për procedurë tatimore, për paraqitje dhe evidencë të obligimeve, për taksat administrative, për taksat komunale, për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, për tatimet e pronës, për shpronësim, të gjithë në lexim të parë.