Elektorati shqiptar votën e tij duhet ta drejtoj tek partitë shqiptare. Mirëpo, për t’u bërë kjo, kërkohet bashkim i të gjitha partive shqiptare në vend”. Ky është konstatimi i panelistëve, në debatin kushtuar “Mbrojtjes së votës shqiptare”. Valon Bela, nga organizata joqeveritare “Lëvizja Ndryshe” thotë se viti 2016 duhet të mbahet mend si gabim i shqiptarëve që adresuan votat e tyre tek partitë maqedonase.
Valon Bela, “Lëvizja Ndryshe”
“Partitë politike duhet të zhvillojnë një kulturë për politikë, në mënyrë që të bëhet edhe skena politike sa më atraktive për vetë qytetarin, mos ta shoh shpëtimin tek partitë politike maqedonase, të cilët janë vënë në gjah pas votës shqiptare. 2016 duhet të jetë si shembull i një gabimi historik të shqiptarëve ku kanë votuar partitë maqedonase”.
Profesori universitar Arbër Çeliku, shprehet i bindur se etniteti shqiptar në shumicë të madhe e përfaqëson shtetin e Maqedonisë së Veriut. Ai shton se edhe pse në aktin më të lartë juridik figuron se jemi shtet me shumë kombësi, praktika e deritanishme e ka treguar të kundërtën, pra funksionimin e një kombësie.
Arbër Çeliku, profesor universitar
“Me Kushtetutë de facto është shtet shumë kombësh, por de jure është shtet njëkombësh. Kushdo që të dëshiroj të ma mohoj këtë tezë, unë kam argumente që tashmë një kohë të gjatë po i shpalos edhe në opinion publik…Duke pasur proporcione në popullsisë, në këtë vend, që kushdo që thotë se shqiptarët janë 25.4% zyrtarisht llogaritemi, por unë jam i bindur se 35-40%, shqiptarët përfaqësojnë këtë shtet”.
Ndërkaq, Alisetar Ramadani si përfaqësues i diasporës, bënë apel për bashkim të partive shqiptare, nëse duam që të rinjtë të mos e lëshojnë vendin.
Alisetar Ramadani, përfaqësues i diasporës
“Kisha apelu që të ulen dhe të bisedojnë mes vete si vëllezër dhe mos të bëjnë kështu cirke politike sepse nuk kemi nevojë. Jemi duke e zbrazur vendin vetë ne, kërkush tjetër me këto lojëra politike”.
Ikjen e të rinjve e komentoi Arbër Kadriu nga Platforma Rinore Shqiptare. Ai tregoi haptazi se si ai është injoruar nga kompetentët, kur ka shfaqur interesin e tij për të kontribuar kundër ikjes së të rinjëve nga vendi.
Arbër Kadriu, Platforma Rinore Shqiptare
“Isha në debat me zëvendës kryeministrin, tash ministër i diasporës, nuk etiketoj asnjë thjeshtë po jap eksperiencën time. Më thotë urdhëro Arbër,e ke derën hapur të kontriboj përparandalimin e ikjes. Kur unë e marrë në celularë, kur unë i takoj personat kompetentë të cilët merren me këtë çështje, ma mbyllin telefonin…e ku do të shkoj unë kur të diplomoj, e ku do të shkojnë shokët e mi, të cilët janë kapacitet me 10 00”.
Kadriu bëri të qartë se qëndrimi i Platformës Rinore Shqiptare është se nëse nuk bëhet bashkimi i partive politike shqiptare, ata do të bojkotojnë zgjedhjet e 12 prillit./SHENJA/