Për sa vite do të ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë sipas dinamikës së Bujar Osmanit?

Në hapësirat e pres-qendrës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është nënshkruar sot marrëveshja për ndërtimin e autostradës, Shkup-Bllacë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sqaroi se ndërtimi është i ndarë në dy pjesë. Njëherë do të ndërtohet pjesa e parë prej 2 kilometrash dhe më pas ajo prej 10 kilometrash. Dy kilometrat e parë do të financohen nga buxheti i shtetit kurse pjesa e ngelur do të ndërtohet me kredi.
Autostrada Shkup-Bllacë është projekt që premtohet moti kohë. Askush më nuk mund të kujtohet saktë se kur është bë premtimi i parë për ndërtimin e saj. Për këtë aryse, gjithandej në rrjetet sociale është parashtruar pyetja se për sa vite mund të ndërtohet kjo autostradë sipas dinamikë së premtimeve të BDI-së. Vendosëm që edhe ne si Lajm tua parashtojmë këtë pyetje edhe disa matematikanëve tanë të njohur.
Ata janë të ndarë në këtë temë. Disa vlerësojnë se dinamika e ndërtimit të autostradës duhet llogaritur 2 kilometra për një vit, duke pasur parasysh marrëveshjen e sotme. Mirëpo shumica vlerësojnë se më e saktë është llogaritja e ndërtimit të kësaj autostrade me dinamikë 2 kilometra në 10 vite (një kilometër në 5 vite), duke pasur parasysh se premtimi i parë është i vjetër së paku 10 vite, kurse tani është në prag (me pikëpyetje?) realizimi i vetëm dy kilometrave.
Sipas kësaj matematike, për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, do të nevojiteshin së paku edhe 50 vite (nga 5 vite për çdo kilometër të mbetur).