Dea Mishel duket e mrekullueshme me paraqitjen me të zeza

Dea Mishel, ishte një ndër ish-banoret shumë të dashura të Big Brother VIP Albania 2.

Ajo ka bërë shumë përshtypje për inteligjencën dhe shkathtësinë e saj, duke tërhequr vëmendjen e audiencës ditë pas dite, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të njohur në Shqipëri.

Ajo ka lënë gjurmë të thella me talentin e saj artistik, të cilin e shfaqi në mënyrë të veçantë gjatë spektaklit, duke u shndërruar tani në një blogere dhe prezantuese të suksesshme.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Aktive në rrjetet sociale, Dea ndan imazhe të ndryshme për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka postuar një seri fotografish ku duket se ka zgjedhur një stil të veçantë që i përshtatet shumë.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Në këto fotografi, ajo shfaqet e veshur me një bluzë lëkure që shquhet për dekoltenë dhe shpinën e hapur, si dhe me dollakë dhe çizme me stil që i shtojnë asaj një prekje të veçantë elegance.

Përshkrimin që e la Dea në këto fotografi ishte: “Ky interior më kujtoi që dikur burrat dilnin për gjueti dhe luftë, ndërsa tani bëjnë photo dumps dhe tik tok”.

Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram