De Paul nuk do të largohet nga Atletico Madrid

Rodrigo de Paul nuk do të largohet nga skuadra e Atletico Madrid gjatë merkatos së verës.

Mesfushori argjentinas ka filluar të jetë pjesë e disa thashethemeve që e largojnë nga ‘Wanda Metropolitano’.

Megjithatë, raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Rodrigo de Paul nuk e ka në plan të largohet nga Atletico, përcjell lajmi.net.

Dëshira e lojtarit është të vazhdojë me ‘Rojiblancos’ dhe e njëjta qasje vjen edhe nga klubi.

De Paul pritet të jetë në mesin e lojtarëve kryesorë te Argjentina, për Kupën e Botës 2022.