De Jong: Arbitri ishte skandaloz, u ndikua nga madhështia e Messit

Polemikat në lidhje me çerekfinalen Holandë-Argjentinë nuk kanë fund. Të dy palët kanë lëshuar akuza ndaj arbitrit Antonio Mateu Lahoz. Spanjolli nxori nga xhepi 17 herë kartonin e verdhë, holandezët e akuzojnë për penalltinë e akorduar kundër tyre, ndërkohë që latinët nuk ishin dakord me 10 minutat shtesë, prej të cilave erdhi edhe gol i barazimit.

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong ka akuzuar arbitrin, duke komentuar edhe Leo Messin, ish-shokun e tij në “Camp Nou”. “Sapo përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt fola iu drejtova menjëherë arbitrit në lidhje me episodet e ndodhura.

Që prej atij momenti ai vërshëlleu vetëm për Argjentinën. U tregua realisht skandaloz! Unë mendoj se ai e humbi fare në minutat shtesë, madhështia e Leo Messit mund të ketë ndikuar në këtë aspekt”, deklaroi 25-vjeçari.