David de Gea pritet të largohet nga Manchester United pasi kontrata me klubin anglez i ka skaduar.
Portieri spanjoll është pjesë e Djajve të Kuq që nga 2011 dhe ende nuk ka gjetur marrëveshje për kontratë të re.
Djajtë e Kuq duket se kanë të tjera objektiva, pasi Andre Onana është objektivi kryesor për portën.
Lajmet e fundit nga Anglia raportojnë se portieri spanjoll mund ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.
32-vjeçari ka raportuar se Al-Nassr ka shprehur interesim dhe është në negociata me spanjollin për ta transferuar atë në Lindjen e Mesme.
Al-Nassr i ka ofruar një pagë vjetore prej 15 milionë euro në sezon dhe spanjolli po e shqyrton atë.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për De Gean i cili mund të pranoj transferimin te Al-Nassr ku do të ishte sërish bashkëlojtarë me Cristiano Ronaldon.