De Bruyne: S’e meritova çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’, ndoshta ma dhanë shkaku i emrit tim

Kevin De Bruyne e ka nisur mjaft mirë Kampionatin Botëror 2022, së paku sipas regjistrave zyrtar.
Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne është shpallur ‘Lojtari i Ndeshjes’ në paraqitjen e parë në Botërorin 2022.

Megjithatë, në intervistën pas ndeshjes, De Bruyne ka qenë vetëkritik, duke thënë se nuk luajti mirë.

Madje, ai beson se çmimi iu nda ndoshta vetëm për shkak të emrit të tij.

“Nuk mendoj se luajta një ndeshje të mirë. Nuk e di pse e mora këtë trofe”, ka thënë De Bruyne, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta është për shkak të emrit tim”, shtoi belgu.

Belgjika e De Bruyne e nisi Botërorin me një fitore minimale, 1:0, përballë Kanadasë.