De Bruyne mund të thyejë rekordin mahnitës të Messit

Kevin De Bruyne mund të thyejë një rekord të jashtëzakonshëm të Lionel Messit kur Manchester City të përballet me Manchester United të dielën.

Derbi i 192-të i Mançesterit mund të ketë implikime serioze për të dyja palët.

City duhet të fitojë për të mos i dhënë Liverpoolit dhe Arsenalit epërsinë në garën për titull në Ligën Premier, ndërsa United po kërkon të mbajë gjallë shpresat e tyre për t’u kualifikuar në Evropë sezonin e ardhshëm.

Përballja e tyre mund të jetë e rëndësishme edhe për një arsye tjetër, falë formës së shkëlqyer të mesfushorit të Cityt, Kevin De Bruyne.

Ylli belg ka qenë në formë të mirë që kur u kthye nga një ndërprerje pesë-mujore shkaku i lëndimit në fillim të sezonit.

Që atëherë, ai ka dhënë 12 asistime në vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat, me katër nga ato që erdhën në ndeshjen e fituar 6-2 nga City ndaj Luton Toën në FA Cup të martën mbrëma.Ato katër asistime të De Bruyne – të gjitha të përfunduara nga Erling Haaland – e çuan në 202 numrin e asistimeve të tij në të gjitha garat gjatë 10 viteve të fundit.Ndoshta çuditërisht, i vetmi lojtar që ka krijuar më shumë gola nga ajo kohë duke luajtur në Ligën Premier, La Liga, Serie A, Ligue 1 ose Bundesliga, është Lionel Messi.Që nga sezoni 2013/14, tetë herë fituesi i Topit të Artë ka dhënë 203 asistime, shumica e tyre kur ai luajti për Barcelonën.Tani që Messi luan në Major League Soccer me Inter Miami, De Bruyne ka mundësinë të bëhet asistuesi më i mirë në pesë ligat më të mira të Evropës gjatë dekadës së fundit.

Një asistim kundër rivalëve të vjetër të Cityt, Unitedit në stadiumin Etihad të dielën do ta shihte 32-vjeçarin të barazohet me rekordin e Messit, ndërsa dy asistime do ta vendosnin atë në krye të listës.Nëse do të arrinte të barazonte ose të thyente rekordin e Messit, De Bruyne do ta bënte këtë në 16 ndeshje më pak, me ikonën argjentinase që arriti këtë shifër në 458 ndeshje.De Bruyne aktualisht është i treti në listën e të gjitha kohërave në Ligën Premier me 106 asistime, pas Cesc Fabregas me 111 dhe Ryan Giggs me 162 asistime.