De Bruyne i del në mbrojtje Haaland: Nuk duhet të ankohemi për të

Kevin De Bruyne mbron sulmuesin e Man City, Erling Haaland, pas rënies nga forma në ndeshjet e fundit.
De Bruyne beson se Man City nuk duhet të shqetësohet për sulmuesin norvegjez që shënon më pak gola sesa gjatë statistikës së tij të jashtëzakonshme në fillim të sezonit.

Haaland ka shënuar vetëm tre gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha kompeticionet, një rënie e madhe nga kur ai shënoi 13 herë në tetë ndeshjet e tij fillestare.

“Ka gjithmonë një pjesë të parë të sezonit dhe një pjesë të dytë. Ndjej se në pjesën e dytë po ndodh shumë më tepër. Skuadrat janë më të organizuara. Ata luajnë edhe për më shumë, në të dy skajet e tabelës. Kështu që unë ndjej se njerëzit janë më të përgatitur në çdo kuptim”, tha De Bruyne në një konferencë për shtyp.

“Nuk më duket sikur duhet të ankohemi për rezultatin e Erling në asnjë mënyrë”, u shpreh belgu.

Kujtojmë që sulmuesi ka shënuar plot 34 gola në 35 ndeshje sa ka zhvilluar në total në të gjitha garat.