David Geer: Afera me pasaportat nuk rrezikon regjimin pa viza të Maqedonisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer thotë se afera me pasaportat e falsifikuara nuk rrezikon regjimin pa viza, por rasti duhet të procesuohet deri në fund.

“Është e saktë se siguria e dokumenteve është e rëndësishme në mbikëqyrjen e zbatimit të regjimit pa viza, por mendoj se është herët të bisedohet nëse do të ketë ndikim ndaj regjimit pa viza”, tha Geer.

Sipas tij nëse ka e rëndësishme është se si shteti dhe sistemi gjyqësor do ta menaxhojë aferën me pasaportat e falsifikuara. Geer theksoi se nevojitet një hetim themelor.

Për anulimin e regjistrimit, Geer thotë se Eurostat ka punuar me Entin Shtetëror për Statistika por është anuluar për shkak të pandemisë./Telegrafi/