David Beckham i bën fansat të qeshin duke imituar gruan e tij në rutinën e bukurisë

David Beckham ka vendosur t’i bëjë të qeshin fansat e gruas së tij duke shpërndarë një video të saj duke bërë grim.

Gjegjësisht, në një video të postuar në profilin e Victoria Beckham në TikTok, ish-futbollisti tregon rutinën e tij të bukurisë ashtu siç e ndan bashkëshortja e tij herë pas here në rrjetet sociale.

Në video, Beckham shihet i ulur pa këmishë në fund të shtratit të tij dhe duke drejtuar një furçë makijazhi mbi fytyrën e tij. Ai shpjegon këshillat që ka marrë nga gruaja e tij.

“Unë e përdor këtë pak, gruaja ime thotë se ky është ndriçimi më i mirë për të xhiruar. Duhet të pajtohem me të, por vërtet nuk e kam idenë se për çfarë po flas. Më pëlqen ta hidratoj lëkurën time dhe të kujdesem për të dhe mesa duket kjo është mënyra më e mirë për ta bërë këtë sipas këshillave të Victoria Beckham”, është shprehur 48-vjeçari.

Kujtojmë se David dhe Victoria janë një nga çiftet e paktë të famshëm që janë të martuar prej shumë vitesh. Ata u martuan në vitin 1999 dhe së bashku kanë katër fëmijë, djemtë Brooklyn, Romeo e Cruz dhe vajzën Harper Seven. /Telegrafi/

 

Mr Beckham’s very own #VictoriaBeckhamBeauty tutorial 😂😂

♬ original sound – Victoria Beckham