“Dashuria nuk është para, famë, ka të bëjë me…” Morena Taraku jep përgjigjjen lidhur me dashurinë

Filmi “Marry Me” është bërë njëri nga filmat më të shikuar për momentin.

Siç duket kjo komedi i ka lënë mbresa të mëdha edhe këngëtares dhe modeles shqiptare, Morena Taraku.

Artistja e ka shpërndarë një imazh të filmit në InstaStory, derisa ka thënë se në mbishkrimin e fotografisë do t’i përgjigjet një pyetjeje që i është bërë gjithmonë lidhur me dashurinë.

“Përgjigja e shumë pyetjeve që kam pasur gjithmonë nga njerëzit! Dashuria nuk është para, famë apo pushtet, ka të bëj me respektin, dashurinë dhe kujdesin dhe më e rëndësishme të ndihet i/e sigurt”, ka shkruar ajo.

“Filmi më i mirë. Marry Me”, ka shtuar tutje modelja dhe këngëtarja.

Kujtojmë se Morena ka kohë që është duke jetuar në Turqi ku po vazhdon të veprojë me punët e saj në qendrën estetike.