“Dashnitë e mia”, Goldi sjellë foto të bashkëshortes dhe djalit

Reperi kosovar i cili shquhet për këngët e tij me tematikë politike e patriotike ka muaj që është bërë baba për herë të parë, shkruan lajmi.net.

I martuar me Ermira Shkodrën, vajzën me prejardhje nga Gjilani ata në muajin nëntor pikërisht me datën 28-të janë gëzuar me ardhjen në jetë të djalit të tyre Guerilit.

 

Dita ditës reperi nuk heziton të shfaq lumturinë e tij që ndjen si bashkëshort dhe baba i dedikuar.

Sikur në imazhin e fundit që postoi Ermirën me djalin duke shkruar “Dashnitë e mia”.

Ndryshe, “Arusha” është kënga e fundit nga reperi.