DASH: Shpallja e organizatave terroriste – veprim i pakoordinuar

Lista Serbe: KFOR dhe EULEX të pengojnë planin e Kurtit

“Në mbledhjen që përfundoi morëm disa vendime të rëndësishme në mbrojtën e vlerave të sigurisë. Si MPB së bashku me institucionet e sigurisë jemi duke punuar në reagimin dhe para dallimin e kërcënimeve të terrorizmin dhe institucionet kanë qenë të gatshëm në identifikimin e grupeve terroriste.. Duke u thirr në analizat e organeve të sigurisë, jemi informuar se terrorizmi është prezentë në veri të vendit dhe grupet e caktuara kanë kryer sulme terroriste”, tha Sveçla teksa përmendi rastet e sulmeve në veri të vendit… Veprimtaria e tyre është e paligjshme dhe veprimtaria e tyre do të ndalohet në tërësi. Veprimi për shpalljen e këtyre organizatave si terroriste, vjen si rezultat i ruajtjes së rendit kushtetues. Prandaj politikat shtetërore bazohen në luftimin e organizatave terroriste”, deklaroi mes tjerash ditën e djeshme, Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm në Kosovë.

Por kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla u hodh poshtë pa u bërë 24 orë.

I pari ishte Departamenti Amerikan i Shtetit që ka reaguar për Radion Evropa e Lirë duke thënë se qeveria e Kosovës nuk ka pasur koordinim me ta për shpalljen e dy organizatave “Mbrotja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si terroriste.

“Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale. Ata që kanë kryer për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt me transparencë të plotë”, thonë nga DASH.

Nga reagimet e ambasadave po del që qeveria Kurti nuk janë konsultuar as ambasadat e vendeve te BE-se në Kosovë.

Vendimi nuk marrë në koordinim me Gjermaninë dhe as Qeveria gjermane nuk është informuar paraprakisht nga autoritetet kosovare për këtë veprim. Duke pasur parasysh krizën aktuale në komunat veriore, një koordinim i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë do të ishte i dobishëm. Është e rëndësishme të theksohet se çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, thonë nga Zyra për media e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

KFOR-i nuk është përgjigjur në pyetjen nëse janë konsultuar lidhur me këtë veprim nga qeveria.

Derisa Lista Serbe ka reaguar duke i quajtur këto dy organizata “inekzistente”.

Sipas këtij subjekti, “’Brigada e Veriut’ është organizatë që ekziston në kokën e Kurtit e ‘Mbrojtja Civile’ prej vitesh është integruar me ish-punëtorët e saj në institucionet e Kosovës, prej të cilëve këta punëtorë marrin paga edhe sot”.

LS-ja i ka kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it të vendosin forcat në veri të Kosovës për siç ka thënë, “parandalimin e Kurtit”./KlanMacedonia