Bill Clinton më 4 korrik do të vizitojë Tiranën

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton do të vizitojë Tiranën në 4 korrik. Ai ka pranuar ftesën e Edi Ramës i cili do ta nderojë për kontributet në rajon.

Të dy liderët do të kenë diçka për të festuar atë ditë: Klinton 247-vjetorin Pavarësinë së Amerikës, ndërsa shefi i qeverisë shqiptare, 58 vjetorin e tij.

Vizita e Presidentit vjen kur Amerika ka shtuar vëmendjen në Ballkan, sidomos pas tensioneve të fundit Kosovë-Serbi.

Bill Klinton ishte President i SHBA-së në vitin 1999 dhe pati një rol udhëheqës që NATO të bombardonte Serbinë dhe të clironte Kosovën.

Nga ai moment, Klinton u bë shumë popullor në trojet shqiptare, duke kulmuar me vizitën e tij në maj të 1999 në Kosovë.