Darwin Nunez i hapur për kalimin te Manchester United

Manchester United mund të bëjnë një goditje të mirë në merkaton e verës.

Përveç mbrojtjes, ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë edhe për përforcime në repartin ofensiv, dhe një nga emrat e lakuar është ai i Darwin Nunez.

Nunez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Benfica në sezonin që kemi lënë pas.

Sipas raportimeve të ‘talkSPORT’, Nunez është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës së Man United, përcjell lajmi.net.

Benfica i ka vendosur lojtarit një çmim prej 68 milionë funteve.

Sulmuesi ka shënuar 34 gola këtë sezon, duke shkëlqyer edhe në kompeticionin e Champions League.