Dani Carvajal i jep fund debatit Messi-Ronaldo me një përgjigje brilante

Dani Carvajal ka refuzuar që të zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në debatin për më të mirin e të gjitha kohërave, por ka pranuar se nëse ikonat e futbollit do të kishin qenë në të njëjtin ekip ‘do te ishte një bombë’.

Mbrojtësi i Real Madridit kaloi plotë pesë vite me Cristiano Ronaldon në “Santiago Bernabeu” mes viteve 2013 dhe 2018. Ai e pa portugezin teksa me golat e tij arriti që të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit, teksa në të njëjtën kohë shtonte në sirtarin e tij të trofeve plotë çmimë individuale.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ai në disa raste ka qenë kundërshtar i legjendës së Barcelonës, Lionel Messi.

Carvajal pritej që të qëndronte në anën e Ronaldos në debatin për më të mirin, duke marrë parasysh historinë e tyre së bashku, por ai ka shumë respekt për Messin si lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, sa që ka refuzuar të zgjedh njërin prej tyre.

“Messi apo Ronaldo? Do të thoja se janë në të njëjtin nivel. Nuk më pëlqen të zgjedh njërin apo tjetrin. Ata janë përbindësha në çdo kuptim të fjalës, dhe nuk do të mund të zgjedhja. Mendoj se ata të dy dallojnë shumë nga njëri-tjetri”, ka thënë Carvajal.

“Messi është një lojtar i cili ishte në gjendje të kthehej mbrapa, të merrte topin dhe të krijonte sulmin dhe ai mund të marrë pjesë në aksion dhe të krijoj. Cristiano është një përbindësh në aspektin e shënimit të golave, për të sulmuar hapësirat dhe për të finalizuar rastet. Nëse ata do të luanin së bashku, do të kishte qenë një bombë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Një mundësi që tashmë Messi dhe Ronaldo të luajnë në të njëjtin ekip është venitur, pasi argjentinasi është bërë pjesë e Inter Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Ronaldo luan në Lindjen e Mesme tek Al-Nassr.