Dani Alves ka një këshillë për Messin mbi të ardhmen e tij

Dani Alves i ka kujtuar Lionel Messit një bisedë që ata kanë pasur dikur, duke i dhënë atij një këshillë.

E ardhmja e argjentinasit po diskutohet shumë dhe një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Alves, tranmseton lajmi.net.

“Unë i kam thënë Messit disa herë: ti ke qenë i lindur për t’u qenë një lojtar i Barcelonës”, tha ai në një intervistë për The Guardian.

“Ai më ka dhënë këshilla më parë, kështu që unë mund të bëj të njëjtën gjë me të. Njëherë ai më tha të qëndroja në Barcelonë sepse nuk kishte ndonjë vend që të ishte më mirë. ‘Ku do të jesh më i lumtur?’ Më pyeti ai. Kështu që unë qëndrova”, shpjegon braziliani.

Alves tani i kujton atij këtë bisedë dhe e këshillon atë se Barcelona është vendi më i mirë për të.