Dallojnë çmimet e produkteve në raft dhe në arkë! Mbi 4.000 euro gjobë për tregtarët që manipulojnë

“Çmimi i jogurtit frute në raft është 59, kurse në arkë e pagova 81 denarë”.  Ky është vetëm një nga denoncimet që i morëm nga një qytetar i cili dje ka blerë produkte në një prej marketeve në qendër të Shkupit, e i cili deshi të mbetet anonim. Ai na tregoi faturën fiskale dhe fotografinë e produktit. Kur ka tentuar t’i fotografojë çmimet, të punësuarit kanë filluar t’i heqin nga raftet. Për këtë rast kontaktuam Inspektoratin e Tregut, por siç duket, shitësit kanë vepruar shpejt dhe i kanë hequr të gjitha çmimet, pasi kur inspektorët shkuan në dyqan, gjithçka ishte në rregull.