Dalin pamjet: Grupi i Stresit rrahë keq ish-anëtarin e TBA-së

Para disa ditësh në media u përfol për një sherr në mes reperëve.

Kësaj radhe i përfshirë ishte “Stresi” ku ai bashkë me grupin e tij rrahën ish-anëtarin e grupit “TBA”, Arben Simonin i njohur ndryshe si “BMT”, shkruan lajmi.net.

E së fundmi në rrjete sociale janë publikuar pamjet e plota nga rrahja.

“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty”, dëgjohej Stresi në këto pamje, teksa i kërkon BMT që të shfaq fytyrën në kamerë.