Mediat e njohura botërore kanë publikuar një pjesë të trupit të gjeneralit iranin, Qasem Soleimani, i vrarë në orët e hershmë të mëngjesit të sotmë, nga forcat ajrore të SHBA-së.
Trupi i tij mund të identifikohej vetëm nga unaza që ai mbante në dorën e majtë.
Soleimani ishte shef i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit.
Ai u vra duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan.
Gjeneral tashmë i vrarë ishte një figurë kryesore në regjimin iranian.
oleimani ishte organizatori i aktiviteteve të këtij shteti në Lindjen e Mesme, si dhe ishte ministri i vërtet i jashtëm kur vinte puna te lufta apo paqja.
I njëjti konsiderohej si arkitekti i Presidentit sirian al-Assadit në luftën kundër rebelëve në Siri, rritjes së paramilitarëve pro-iranian në Irak, luftën kundër grupit të Shtetit Islamik e shumë luftërave të tjera.