Zaev: Me Oliver Spasovskin pushteti ekzekutiv është në duar të sigurta

Me zgjedhjen e Qeverisë kalimtare dhe me Oliver Spasovskin në krye, pushteti ekzekutiv është në duar të sigurta, veçmas kur bëhet fjalë për obligimin e tij parësor të organizohen zgjedhje korrekte, demokratike dhe efikase të cilat do të sigurojnë procedurë të shpejtë, legale dhe institucionale të zgjedhjes së qeverisë së re, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Zoran Zaev.

Kjo qeveri kalimtare, porosit lideri i LSDM-së dhe kryeminisër i deritashëm është në duart e sigurta dhe kur janë në pyetje vazhdimësia e progresit të vendit e cila shënon trend të fortë rritjeje.

“Të gjitha strukturat politike në Qeveri kanë për detyrë të sigurojnë forcim të mëtejmë të institucioneve, jo opstruim brenda institucioneve. Apeloj opozita të jetë e përgjegjshme dhe të mos e keqpërdorë këtë periudhë kalimtare. Hyjmë në vit ku me fitore të re zgjedhore LSDM do të vazhdojë të bëjë më të mirën për çdo qytetar që të konfirmojmë se sukseset e mëdha nuk ishin të rastësishëm, por se janë kahe të shëndetshme për rrugën e zgjedhur dhe të drejtë”, ka shkruar Zaev.

Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj, i gjithë kombi jonë është dinjitoz për familjen euro-atlantike të aleatëve dhe miqve. Qytetarët janë bakjraktarë të progresit dhe vlerave demokratike dhe mu ata me vendimin e 12 prillit do të jenë forcues të integrimit tonë të brendshëm dhe të jashtëm, ka shkruar Zaev.