Sport Daku e Muja debutojnë me fanellën e Shqipërisë, inkuadrohen në pjesën e...

Daku e Muja debutojnë me fanellën e Shqipërisë, inkuadrohen në pjesën e dytë

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku dhe ai nga Mitrovica, Arbnor Muja kanë debutuar me fanellën e Shqipërisë në ndeshjen kundër Çekisë që po zhvillohet aktualisht.

Daku është inkuadruar në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 60-të, ndërkaq Muja në të 69-tën minutë.

Aktualisht po luhet minuta e 70-të dhe rezultati është 1:1.

Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net