Dafina Zeqiri shpreh ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti i sotëm në Kroaci

Sot ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë ku gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë, shkruan lajmi.net.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Ndër ta është edhe Dafina Zeqiri e cila hyri në Instagram për të shprehur ngushëllimet e saja për familjarët dhe duke u lutur që të mos ketë viktima të tjera.

“Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre në aksidentin e sotëm në Kroaci, lutemi kjo tragjedi të përfundojë me kaq dhe mos të ketë viktima tjera”, shkroi ajo./Lajmi.net/